Afganët e strehuar në Shqipëri ngrihen në protestë

Një grup shtetasish afganë që janë strehuar në Shqipëri zhvilluan një protestë ditën e mërkurë, më 1 qershor duke kërkuar përshpejtimin e transferimit të tyre për në Shtetet e Bashkuara.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250

Disa familje që ndodhen aktualisht në Shën Gjin, një qytet 70 kilometra në veriperëndim të Tiranës, i bënë thirrje autoriteteve që të përshpejtojnë procesin e transferimit të tyre për në Shtetet e Bashkuara.

Me pankarta në duar ata thonë se janë harruar nga autoritetet dhe nuk kanë asnjë sqarim për të ardhmen e tyre edhe pse kanë kërkuar edhe vetë të ikin nga Shqipëria. Rreth 2400 afganë u evakuuan në Shqipëri në gusht dhe shtator të vitit 2021, pas ardhjes në pushtet të talibanëve, dhe iu dha strehim i përkohshëm në Shëngjin dhe në hotele të tjera në Durrës.

348 afganë që janë strehuar përkohësisht në një resort në Shëngjin protestuan, pasi administratori i ambienteve ku po qëndrojnë u ka kërkuar që të largohen./REL

Lexo gjithashtu
Total
0
Share