close
Bota

AFGANISTAN: DY SHPËRTHIME, SË PAKU 14 VIKTIMA

B79C95DD-5C8C-4A2F-B323-9F278616505F

Në dy shpërthime në Afganistanin qendror, në provincën Bamijan, së paku 14 persona kanë humbur jetën kurse 45 janë plagosur – kanë njoftuar autoritetet. Njëkohësisht, bashkësia ndërkombëtare, në Gjenevë, ka kërkuar ndihmë për Afganistanin – ka publikuar agjencia e lajmeve Rojters.

Mjetet shpërthyese ishin fshehur afër një rruge në afërsi të çarshisë kryesore në qytetin Bamijan, kurse gjatë shpërthimit kanë ndërruar jetë 12 civilë dhe dy policë të trafikut, kurse 45 kalimtarë të rastit janë plagosur – ka deklaruar një shefi I policisë në këtë provincë. /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia