close
Bota

AFGANISTAN: IS MERR PËRGJEGJËSINË PËR SULMIN

74565145-6264-4DE3-A363-39AA47F0C161_cx0_cy4_cw0_w650_r1_s

Të paktën dy civilë janë vrarë, pasi persona të armatosur sulmuan ndërtesën e televizionit shtetëror të Afganistanit në qyteti Jalalabad, kanë thënë zyrtarët.

Katër sulmues dhe dy civilë janë vrarë nga shkëmbimi i zjarrit në ndërtesën e televizionit, kanë thënë zyrtarët lokalë. Të paktën edhe 13 civilë të tjerë janë plagosur.

Attaullah Khogyani, zëdhënës i guvernatorit të provincës Nangarhar, ka thënë se katër sulmuesit kanë sulmuar televizionin shtetëror, dhe dy pre tyre kanë qenë sulmues vetëvrasës.

Agjencia e lajmeve Amaq, që është e lidhur me grupin militant IS, teksa po zhvilloheshin ende përleshje në ndërtesën e televizionit, ka thënë se “luftëtarët e IS-it janë duke e kryer sulmin brenda ndërtesës së televizionit në Jalalabad”. Grupi militant, Shteti Islamik ka marrë përgjegjësinë për këtë sulm. /Agjencitë/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia