close
Bota

AFGANISTAN: SHQETËSIME PËR TË ARDHMEN E GRAVE

06017F57-0D1D-4441-9FF5-56B3CE95EF2D

CËSHTJA E TË DREJTAVE TË GRAVE NËN PUSHTETIN TALIBAN NË FOKUS TË OPINIONIT BOTËROR


“Edhe gratë jetojnë në Afganistan”. Ishin këto mbishkrime që një grup i grave mbante në rrugët e Kabulit. Ata mbikqyren nga luftëtarë talibanë. Ky është edhe provimi i parë për lëvizjen talibane pas marrjes së pushtetit në Kabul. Pikërisht, pozita e grave nën pushtetin e talibanëve, më së shumti shqetëson zyrtarët perëndimor dhe aktivistët për të drejtat e njeriut. Frika bazohet me përvojat me këtë lëvizje para 20 viteve.

Duke qenë në dijeni për famën që është duke i ndjekur, talibanët përpiqen ta qetësojnë popullatën dhe të paraqiten ndryshe. Dërgojnë mesazhe qetësimi.

ZEBIHULLAH MUJAHID – ZËDHËNËS I TALIBANËVE

“Cështja e grave është një cështje mjaft e rëndësishme. Pushteti ynë obligohet se do t`u jap të drejta të plota conform islamit. Gjithashtu do të miratojmë ligjin me të cilin do të mbrojmë të drejtat e grave dhe do të kenë një rol aktiv dhe të rëndësishëm në shoqëri”

Lëvizja talibane shpesh përsërit se kanë ndryshuar rrënjësisht dhe se talibanët e vitit 2001 nuk janë të njëjtë me ata që hynë në Kabul 20 vite më vonë.

Për herë të parë një zyrtar i talibanëve është paraqitur në Televizionin e Afganistanit, në një emission ku moderatores nuk i ishte mbuluar fytyra. Ky prezantim mediatik nuk kaloi pa u vërrejtur në mediat perëndimore.

Një numër i madh i grave afgane druajnë nga kthimi në të kaluarën kur talibanët ishin në pushtet nga vitit 1996 deri në vitin 2001, kur vajzave nuk u është lejuar arsimimi dhe ishin shumë larg ndonjë funksioni të rëndësishëm në shoqëri.

Raportet e organizatave për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të njeriut të asaj kohe janë përplot me shembuj të shkeljeve të të drejtave të grave në Afganistan.

Pas vitit 2001 dhe rrëzimit amerikan nga pushteti të talibanëve, SHBA-të kanë investuar më shumë se 800 milionë dollar në projekte për mbështetje të grave. Gratë morën pozita në ushtri dhe polici dhe filluan të marrin pozita të larta politike.

Kanë marrë pjesë në gara ndërkombëtare sportive dhe kanë arritur rezutate të rëndësishme në fushën hulumtuese-shkencore.

Tani dëgjohen një numër i madh paralajmërimesh por edhe premtime të bashkësisë ndërkombëtare se do të mbështesin të drejtat e grave dhe të arriturat e grave afgane që i kishin viteve të kaluara.

Por cështja është se sa pushteti i ri do t`i realizojë premtimet e saja për mbrojtjen e grave. Në këto rrethana, përgjigjen në këtë pyetje, mund ta japin vetëm talibanët.  /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia