close
Bota

AFGANISTAN: ZGJEROHET KABINETI QEVERITAR – PA GRA

Afghanistan

Qeveria e udhëhequr nga talibanët, ka zgjeruar kabinetin fillestar, duke prezantuar një listë me zëvëndësministra burra, pavarësisht kritikave ndërkombëtare se veprimet e grupit islamist të linjës së ashpër, nuk kanë përmbushur zotimet për përfshirje të grave në pushtet. Zëdhënësi i talibanëve, Zabihullah Mujahid, e ka prezantuar të martën listën e zëvëndësministrave, duke thënë se aty përfshihen edhe minoritete etnike. /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia