close
Bota

AFGANISTANI NË DITË TË VËSHTIRA

FF6B2B76-21E3-47CC-9FC2-5515BB2C86FE

TALIBANËT NË KËRKIM TË BASHKËPUNËTORËVE TË SHBA DHE NATO-s


Ministrat e Jashtëm të vendeve anëtare të NATO-s do të bisedojnë këtë të premte për evakuimin e njerëzve nga Afganistani dhe do të shqyrtojnë marrëdhëniet e ardhshme me talibanët. Agjencia Reuters duke iu referuar deklaratës së një zyrtari të Aleancës thotë se deri tani që nga hyrja e talibanëve në kryeqytetin afgan, nga atje  janë evakuar 18.000 veta.

Më herët, NATO-ja u zotua se do të vazhdojë mbështetjen e popullit afgan përkundër tërheqjes së vet ushtarake, por agjencitë e lajmeve thonë se kjo mbetet e paqartë për shkak se talibanët tashmë po marrin kontrollin mbi institucionet shtetërore. Ndërkohë, Kombet e Bashkuara zhvillimet në Afganistan i cilësojnë si tepër shqetësuese.

Televizioni Al Xhazira citon zyrtarë të Kombeve të Bashkuara për vlerësimin e rreziqeve se si talibanët po intensifikojnë kërkimet për njerëzit të cilët kanë punuar për Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe NATO-n, duke shkuar derë më derë për kapjen e tyre.

Një raport i besushëm i një këshilltari të OKB-së për kërcënimet, i parë nga disa media, tregon se si një grup i armatosur posedon ‘listën e prioriteteve’, përkatësisht të personave për t’u arrestuar dhe kërcënon me burgose ose vdekje familjarët me qëllim të dorëzimit të tyre. Zëri I Amerikës njofton se ushtria amerikane dhe aleatët e saj kanë shpëtuar një polic afgan të profilit të lartë, i cili po gjurmohej nga talibanët për shkak të viteve të tij të punës me ushtrinë amerikane. Mohammad Khalid Wardak dhe familja e tij u transportuan të mërkurën në një vend të pa identifikuar. Oficeri ishte fshehur me bashkëshorten dhe katër fëmijët e tij në Kabul, duke lëvizur nga një vend në tjetrin pa patur mundësi të shkonte në aeroportin e kontrolluar nga amerikanët për shkak se rrugët drejt tij janë nën kontrollin e talibanëve. Ndërkohë, bëhet e ditur zhvillimet në Afganistanë kanë qenë në qendër të vëmendjes së një bisede telefonike të presidentit francez Emmanuel Macron me homologun e tij amerikan Joe Biden. /Klan Macedonia/ 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia