close
Vendi

AFRIM GASHI TAKOHET ME KOVAÇEVSKIN

gashi kovacevski
Afrim Gashi bashkë  me nënkryetaren Safije Sadiki – Shaini ishin në takim në selinë e LSDM-së, ku i priti kryetari i ri, Dimitar Kovaçevski.
Duke ia uruar detyrën e re kryetarit të posazgjedhur të socialdemokratëve, z. Kovaçevski, mes tjerash Gashi ka njoftuar se kanë folur  edhe për të ardhmen e shtetit dhe planin qeveritar për shtet me orientim europian dhe progresiv. Siç njoftoi Gashi Alternativa, si pjesë e qeverisë së re, do të jetë e përkushtuar në avancimin e shtetit drejt familjes europiane dhe ndërtimin e shtetit progresiv./KlanMacedonia/
Klan Macedonia

The author Klan Macedonia