close
Rajoni

AGIM ÇEKU SHPALLET I PAFAJSHËM NGA GJYKATA

3B25B666-1817-44D4-8A3C-C90A5EEFD6C5

INSTITUTI I KOSOVËS PËR DREJTËSI KËRKON VETING NË DREJTËSI


Të pafajshëm I ka shpallur trupi gjykues anëtarët e komisionit për verifikimin e veteranëve të UCK-së. Instituti I Kosovës për Drejtësi ka reaguar duke thënë se Vetingu në drejtësi është mëse I nevojshëm në Kosovë.

Ish kryeministri Agim Ceku së bashku me anëtarët e tjerë të komisionit për verifikimin e veteranëv të luftës së UCK-së janë shpallur të pafajshëm nga Gjykata lidhur me rastin e veteranëve të rremë të luftës.

Ceku e ka quajtur të drejtë vendimin, por njëjtë nuk mendon Ehat Miftaraj drejtor I  Institutit të Kosovës për Drejtësi.

Ai e quan këtë vendim të padrejtë meqë sipas tij, “veteranët e rremë” janë dënuar  me burgim dhe kthim të mjeteve nga Gjykata të ndryshme në Pejë, Prishtinë e vende të tjera, ndërsa anëtarët e komisionit që I kanë verifikuar atë janë shpallur të pafajshëm.

Ai kërkon veting në drejtësi.

Sipas aktakuzës së përgatitur nga ish prokurori Elez Blakaj personat e përfshirë në aktakuzë dyshoheshin se duke përdorur pozitën e anëtarëve të komisionit me qëllim të përfitimit rreth 19 mijë “veteran të rrejshëm”  që nuk I plotësonin kriteret ligjore ishin future në listat e veteranëve dhe përfitonin pensione nga shteti. /Blerta Dalloshi Berisha – TvKlan/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia