E kam pritur këtë ditë dhe dënimin, që nga dita kur këtë e kërkoi Prokuroria. Ky dënim është servuar dhe nuk është matur nga gjykata – ka deklaruar para trupit gjykues Agim Ismailoviqi, të cilit iu shqiptuar dënimi I përjetshëm.
“Unë nuk kam asgjë me këtë vepër. Ju mund të vendosni si të doni edhe për masën e paraburgimit, t` ju them se isha në liri 3 vjet dhe premtova se cilido që të jetë vendimi i gjykatës unë nuk do të arratisem, por do t`i përgjigjem thirrjeve dhe do të jem i kapshëm për ligjin, deri në fund. Unë nuk jam si Gruevski e Mijallkovi dhe të tjerë, them se do jem këtu deri te të gjitha instancat” – ka deklaruar Agim Ismailoviqi. /KlanMacedonia