close
Top LajmeVendi

AGJENCIA E ILAÇEVE: MOS PËRDORNI ANTIBIOTIKË PA U KONSULTUAR ME MJEKUN

antibiotici-ne-im-davajte-na-decatahstetni-se-02

Agjencia e barnave dhe paisjeve mjekësore  duke u bazuar në objektivat strategjike te saj që kanë të bëjnë me mbrojtjen dhe avancimin e shëndetit publik , po monitoron nga afër përdorimin e barnave antibakteriale  (antibiotikët). Që nga fillimi i pandemisë  me COVID 19, është evidentuar rritje e përdorimit të antibiotikëve.

Agjencia e barnave dhe paisjeve mjekësore  në interes të shëndetit publik dhe përdorimit të sigurt të barnave, u kujton profesionistëve shëndetësor udhëzimet për përdorimin racional të antibiotikëve, përdorimin e tyre në përputhje me  indikacionet përkatëse si  dhe  dispenzimin e tyre në barnatore vetem me  recetë. (në përputhje me dispozitat e përcaktuara në ligj).

Antibiotikët indikohen për trajtimin e infeksioneve bakteriale por jo edhe ato virale. Apelojmë te qytetarët që të mos përdorin antibiotikë për parandalimin dhe trajtimin e infekcionit me korona virusin  Covid 19 sipas bindjes së tyre dhe pa konsultim paraprak me mjekun apo farmacistin – thuhet në një komunikatë nga Agencia e barnave dhe pajisjeve mjekësore./KlanMacedonia/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia