close
Vendi

AGJENCIA PËR PUNËSIM: FILLON PARAQITJA E PERSONAVE TË PAPUNË

Agjencia-per-Punesim-780×439-890×395

Prej ditës së sotme të gjithë personat e pa punë mund të paraqiten të rregullt në agjencionin për punësim. Nga kjo agjenci njoftojnë se të gjithë personat e pa punë që kanë qenë të regjistruar në agjenci u është derguar SMS nëpërmjet telefonit.

Agjencia për punësim ka njoftuar se prej ditës së sotme të gjithë personat e papunë duhet të vazhdojnë me paraqitjen e rregullt në këtë agjecion çdo 30 ditë për kërkuesit aktivë të punës përkatësisht në çdo gjashtë muaj, për personat e tjerë të cilët kërkojnë punë. Të papunëve të cilët në Agjencinë për punësim kanë lënë numër telefoni të kontaktit dhe u është dërguar porosi me datë të saktë se kur duhet të paraqiten, ndërsa të tjerët duhet ta bëjnë atë në 30 ditët e ardhshme.

“Çdo person i papunë i cili ka lënë numër telefoni për kontakt tashmë është njoftuar përmes SMS porosisë për datën e saktë kur duhet të paraqitet në qendrën kompetente për punësim apo zyren e disperzuar, për arsye se prej sot sërish është vënë në funksion sistemi për caktim të termineve për paraqitje të rregullt, në pajtim me afatet ligjore për paraqitje në 30 ditë përkatësisht 6 muaj”, thonë nga Agjencia për punësim.

Gjatë paraqitjes, njoftojnë nga Agjencia për punësim, detyrimisht duhet të respektohen rekomandimet e Ministrisë së Shëndetësisë për parandalim të përhapjes së virusit KOVID-19, përkatësisht mbajtja e detyrueshme e maskave mbrojtëse dhe mbajtjes së distancës adekuate nga personat e tjerë. Paraqitja e rregullt e personave të papunë u ndërpre në mars të këtij viti, për shkak të parandalimit të përhapjes së koronavirusit/KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia