Meqë prodhimtaria bimore zhvillohet në ambient të hapur dhe ka karakter sezonal, ndërsa masa bimore rritet në vazhdimësi falë punës së njeriut dhe kushteve klimatike, ngritja e temperaturave si gjatë këtyre ditëve, imponon një kujdes të veçantë me qëllim që të mos shkojë kot mundi i derdhur për kultivimin e kulturave të ndryshme bujqësore.
Po si të mbijetojnë bimët përballë këtyre temperaturave. Eksperti thotë se shpëtimin duhet kërkuar – tek vaditja.
Sipas pritshmërive të meteorologëve java e cila është para nesh, pritet të jetë java më e nxehtë e vitit, edhe dita e sotme bën pjesë në këtë periudhë. Prandaj, kujdes kulturat e mbjellura kërkojnë ujë, por edhe ato janë si organizmi i njeriut – jo në mesditë, se i bëni dëm vetes dhe bimëve! /Vjollca Aliti/