close
Vendi

AHMETI: JO KOMUNIKIMIT ME PARTITË ME FILOZOFI ANTISHQIPTARE, ANTI-NATO, ANTI-BE

aa

Anëtarët e këshillit të përgjithshëm I BDI-së,  unanimisht kanë autorizuar kreun e partisë, Ali Ahmeti që të vazhdojë bisedimet me të gjitha partitë politike lidhur me hapat e mëtejshëm pas paralajmërimit për dorëheqje nga ana e kryeministrit Zoran Zaev. Para fillimit të takimit, kreu I integristëve tha se partia e tij nuk e ka për shqetësim situatën opozitë apo pozitë, dhe se prioritet i BDI-së janë interesat e shtetit. Ahmeti hodhi poshtë zërat se deputetë të BDI-së do të kontribuonin në krijimin e shumicës të re nga ana e opozitës.

ALI AHMETI, KRYETAR I BDI
“Nuk ka asgjë të vërtetë në këtë drejtim, janë lajme të rrejshme, shpekulative, kështu që BDI është mëse unik”

Ai nënvizoi se nuk ka asgjë antidemokratike që opozita të ketë shumicën prej 61 deputetësh, ndërsa theksoi se po vijon bisedimet me të gjitha palët gjegjësisht përfaqësuesit e partive politike me vision evropian.

ALI AHMETI, KRYETAR I BDI
” Unë jam në bisedime më të gjitha palët që kanë për orientim qasjen euroatlantike, të cilat kanë për orientim vizionin evropian, por jo me parti të cilat në prioritet kanë filozofinë anti-NATO, antievropiane, filozofinë antishqiptare, me këto nuk kemi asnjë komunikim dhe nuk do të kemi kurr”

Zëdhënësi I partisë, Bujar Osmani tha se pas zhvillimeve të fundit politike të gjitha opcionet janë në tryezë, duke mos përjashtuar as mundësinë për zgjedhje të reja e as atë që BDI të mbetet në opozitë.

BUJAR OSMANI, ZËDHËNËS I PARTISË
“Të gjitha opcionet janë të mundshme thash përveç kombinimeve të cilat janë në kundërshtim me interesat strategjike të qytetarëve, të vendit, të partnerëve tanë dhe ne do të jemi garantuesi I kësaj të ardhme euroatlantike të vendit dhe kryetari Ahmeti mbetet pas konsultimeve të merr vendimin e tij.”

Osmani nënvizoi se poashtu në mënyrë unanime është konfirmuar që kursi euroatlantik I vendit është I paalternativë, se vendi ka nevojë për stabilitet dhe implementim të reformave që e përshpejtojnë anëtarësimin në BE. Ai siguroi qytetarët se BDI do ta ruaj kursin e vendit dhe të ardhmen e sigurtë të të gjithë qytetarëve. /KlanMacedonia/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia