close
Top LajmeVendi

Ahmeti: Lapidari në Sllupçan është ndërtuar komfor ligjeve vendore

279760759_536875074473286_2290359824275668563_n (1)

Për lapidarin e UÇK-së në Slupçan dhe reagimeve të cilat i nxiti në opinion, kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, tha se ky lapidar është ndërtuar me procedura të rregullta dhe e njëjta është komfor ligjeve vendore.
“Gjithçka është respektuar  komfor ligjeve vendore, dhe s’ka asgjë që është jashtë standardeve dhe jashtë  ligjeve”, deklaroi Ali Ahmeti.

Disa ditë më parë, në Sllupçan të Komunës së Likovës, me prezencë të funksionarëve të BDI-së të paraprirë nga kreu i tyre Ali Ahmeti, përskaj varrezave të dëshmorëve u përurua kulla përkujtimore.

Përurimi në Sllupçan të Komunës së Likovës i Kullës përkujtimore për të rënët e UÇK-së gjatë luftës së 2001-shit u prit me reagime nga disa parti politike në vend.

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia