close
Vendi

AHMETI: PËRKRAHIM ZAEVIN DHE SAKRIFICËN E TIJ

264B5648-F328-4549-BCBE-2B7A71C086BB

SOLIDARIZOHEMI ME BASHKËQYTETARËT MAQEDONAS


Lideri I BDI-së, duke komentuar intervistën e Kryeministrit Zoran Zaev për agjencinë bullgare të lajmeve BGNES ka theksuar se tek ai ka një vullnet të mirë për të zgjidhur kontestin me Bullgarinë, që është shumë e rëndësishme për vendin tonë për hapjen e negociatave me BE-në.

“Besoj se është rrezik dhe viktimë personale e Zaevit, I cili rrezikon karrierën e tij politike për t`i thënë gjërat në mënyrë të drejtpërdrejtë, me qëllimin më të mirë për vendin dhe qytetarët”

Ahmeti ka shtuar se shqiptarët solidarizohen me maqedonasit rreth kësaj cështjeje.

“Në këtë situatë, ne padyshim se do të solidarizohemi me bashkëqytetarët tanë maqedonas dhe asnjëherë asgjë nuk u kemi kontestuar, as për gjuhën e as historinë, për shkak se fatet tona kanë qenë të njëjta, okupatorët e kemi pasur të njëjtë, viktimat dhe bashkë kemi qenë për lirinë në këto hapësira”

Sipas Ahmetit, duhet që të gjendet sa më shpejtë një zgjidhje me Bullgarinë, pa emocione, por me arsye. /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia