close
Vendi

AHMETI: QEVERI E ZGJERUAR VETËM NË RASTE TË VEÇANTA

2EE754BD-64B7-48F6-9B11-649A9EE2E13F

Oferta e  liderit socialdemokrat dhe Kryeministrit Zaev që edhe opozita të futet në Qeveri, duket se nuk I ka pëlqyer Kryetarit të BDI-së, Ali Ahmetit. Ai ka lënë të kuptohet se roli i opozitës është të kritikojë pushtetin dhe se një qeveri e zgjeruar mund të ndodh vetëm në raste të veçanta.

ALI AHMETI – KRYETAR I BDI-së

“Opozita bën vërejtjet e veta, qofshin ato edhe pa vend, sepse roli i opozitës, jo vetëm te ne, por në të gjitha vendet e përparuara. Vetëm në raste të veçanta mund të bëhen pjesë e një procesi të rëndësishëm, përndryshe ato detyrë e kanë që mos të pajtohen me shumicën parlamentare”- ka deklaruar lideri I BDI-së Ali Ahmeti.
/KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia