close
Top LajmeVendi

AHMETI: TË RESPEKTOHET LIGJI PËR PSP-në

Screenshot_5

Çdo shmangie – me pasoja


Kreu i integristeve Ali Ahmeti pas mbledhjes së kryesisë qendrore në selinë e kësaj partie në Reçicë, në një prononcim për media njoftoi se Ligji për Prokurorinë Speciale Publike duhet të respektohet dhe të veprohen në pajtim me Ligjin.

Secili që ka shkelur ligjin duhet të përgjigjet. BDI është për respektim të plotë të ligjeve. Tani jemi para momenteve të rëndësishme, para anëtarësimit në NATO dhe bisedimeve aderuese me BE-në dhe duhet të jemi të kujdesshëm që të gjitha rastet të zgjidhen konform ligjeve dhe kushtetutës – ka theksuar Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti pas përfundimit të Mbledhjes së Kryesisë Qendrore në Tetovë.

“BDI ka qëndrim të fuqishëm se duhet të respektohet ligji për Prokurorinë Speciale Publike dhe të veprohet në pajtim me Ligjin për Prokurori, të dakordësuar midis të gjitha palëve,  aktorë në ngjarjet e para para tre – katër viteve që kanë ndodhur në vend dhe ne kërkojmë ky ligj të respektohet. Çdo devijim nga ky ligj  ka pasoja për vendin dhe sistemin juridik të Republikës. Mendoj se ky zhvillim nuk do të ndikojë dhe nuk do të ketë pasoja mbi marrjen e datës për negociatat me BE-në”, deklaroi Ahmeti.

Lidhur me rastin me deputetin Xhevat Ademi, i cili më shumë se një muaj përfolet në opinion, Ahmeti theksoi se organet e drejtësisë ta hetojnë dhe ta zbardhin rastin.

“Organet e drejtësisë ta hetojnë rastin dhe t’i bëjnë të ditur të vërtetën opinionit. Askush nuk dëshiron ta vrasë djaloshin, as ta vrasë mikun dhe të paktën Xhevat Ademi nuk është ai që e kryer veprën. Por kjo është çështje  të cilën duhet ta tregojnë organet  gjyqësore. Xhevati  në këtë rast më tepër është viktimë e thashethemeve”, deklaroi lideri i BDI-së.

Mbrëmë në rrjetin social Facebook është prononcuar edhe Ardian Bilalli nga Tetova, i cili ende ndodhet në spital për t’u rehabilituar nga plaga e marrë, gjatë një gazmendi familjar. Ai ka publikuar një fotografi me babain e tij duke shënuar mbi të se nuk do të dorëzohet kurrë. “Bie, por ngrihem për ty babi” – shkruan Bilalli në Facebook. Rasti në fjalë është duke u shqyrtuar nga organet kompetente. /Klan Macedoni/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia