close
Bota

AI: “KRIME LUFTE” GJATË RËNIES SË QEVERISË AFGANE

278851-1-1444×710

PUBLIKOHET RAPORTI – PËRGJEGJËS TË GJITHA PALËT E IMPLIKUARA NË KONFLIKT

 

Amnesty International përmes një raporti ka dokumentuar krime lufte dhe tortura të kryera gjatë rënies së qeverisë afgane dhe marrjes së pushtetit nga talibanët.

Sipas Raportit të Amnesty International, të gjitha palët – talibanët, ushtria amerikane dhe forcat afgane të sigurisë, janë përgjegjës për sulme që kanë rezultuar me vuajtje të mëdha të civilëve, para se talibanët të marrin pushtetin.

Në raport dokumentohen torturat, ekzekutimet pa gjyq dhe vrasjet e kryera nga talibanët në fazën e fundit të përleshjeve të armatosura në Afganistan, si dhe viktimat civilë të operacioneve të forcave afgane të sigurisë dhe ushtrisë amerikane.

OKB-ja ka njoftuar se në Afganistan janë vrarë 1.659 civilë, kurse 3.524 të tjerë janë lënduar në gjashtëmujorin e parë të këtij viti që për 47% është më shumë se vitin e kaluar.

Në raport, talibanët akuzohen për tortura dhe vrasje të pakicave etnike e fetare si dhe ish-forcave afgane të sigurisë gjatë marrjes së qyteteve.

Raporti gjithashtu dokumenton katër sulme ajrore të forcave afgane dhe amerikane gjatë së cilëve janë vrarë 28 civilë. /KlanMacedonia/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia