close
Top LajmeVendi

AJDARI, PARALAJMËRON PROVA TË REJA PËR RASTIN “MONSTRA”

20211230_131614

Bedri Ajdari, familjar i të dënuarve në rastin Monstra, së bashku me Idriz Sinanin, nga Forumi Ndërkombëtar për të Drejtat e Njeriut, kanë paraqitur prova të reja, para Gjykatës Themelore Penale Shkup.

Ajdari, nga provat e dhëna nga vëllau i tij, Fejzi Ajziri, është shprehur se njëri dëshmitar e ka dhënë deklaratën rrejshme për Omegën e famshme, dhe ekspertja e gishtërinjve, i ka falsifikuar gjurmët e shenjave të gishtërinjve transmeton KlanM.

Pasi lexoi letrën e Fejzi Azirit, i cili është i dënuar me burg të përjetshëm për rastin “Monstra”, ai u shpreh se ka edhe prova të tjera, për këtë rast.

“Kërkojmë hetim ndërkombëtar për provat e reja me ekspertizë ndërkombëtare. I dërgoj mesazh presidentit të vendit Pendarovski dhe ministrit të drejtësisë Bojan Mariçiq se ka prova të reja për rastin “Monstra”. E vërteta nuk është ashtu siç thotë gjykata por siç thonë provat”, tha Bedri Ajdari./KlanMacedonia/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia