close
Top LajmeVendi

AJRI I NDOTUR: FILIPÇE PARAQET MASAT DHE REKOMANDIMET

Screenshot_1

Kujdes fëmijët, pleqtë, të sëmurët kronikë!


Fëmijët, pleqtë dhe të sëmurët kronikë, duhet të kenë kujdes që të mos ekspozohen shumë në ambient të hapur në rastet kur grimcat PM10 arrijnë mbi 100 mikrogramë në 1 metër kub, porositi sot ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe.

Ajri i ndotur mund të shkaktojë komplikacione të ndryshme tek kategori të caktuar njerëzish, deklaroi kështu ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe. Në një konferencë për shtyp, ai bëri me dije masat dhe rekomandimet që duhen ndërmarrë në lidhje me ajrin e ndotur.

‘Kur përqëndrimi i grimcave PM10 në ajër është mbi 100 mikrogramë në një metër kub, dy ditë njëra pas tjetrës, atëherë rekomandojmë që të kufizohet lëvizja dhe aktivitetet në ambiente të hapura, veçanërisht kjo vlen për fëmijët, të sëmurët kronikë, ata të cilët kanë sëmundje kardiovaskulare, që vuajnë nga diabeti, pacientët që kanë përjetuar insult në tru, dhe të gjithë të tjerët që profesionalisht janë të angazhuar që punën e tyre ta bëjnë në ambient të hapur, aq sa është e mundur këtyre veprimtarive t’u shmangen.’Venko Filipçe – tha Ministër i Shëndetësisë

Poashtu, Filipçe deklaroi se në këtë periudhë, kujdes të veçantë duhet treguar në të ushqyer dhe me mënyrën se si qytetarët ngrohen.

‘Ju rekomandojmë që të konsumohen më shumë perime dhe pemë, kurse të sëmurët kronikë duhet që rregullisht të marrin terapinë e caktuar nga mjekët. Poashtu, të shfrytëzohet transporti publik, automjetet të mos përdoren pa ndonjë nevojë më të madhe dhe më tepër njerëz të udhëtojnë në një makinë. Sa i përket ngrohjes të kihet kujdes me lëndët e ngjyrosura të drurit, stiroporin dhe materialet e tjera sintetike dhe të përdoren ashtu siç duhet sobat me dru.” – shprehet Venko Filipçe – Ministër i Shëndetësisë.

Mes të tjerash ministri Filipçe theksoi se nëse përqëndrimi i grimcave PM10 kalon në 200 mikrogramë në një metër kub, atëherë nga Ministria e Shëndetësisë do të dalin me masa të tjera plotësuese ku do të përfshihen lirimi nga obligimet e punës gratë shtatzëna, personat më të moshuar se 60 vjet, pacientët me sëmundje kronike të mushkërive, pacientët që kanë pësuar atak kardiak dhe të tjerë. /Blerona Jakupi/

 

 

 

 

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia