close
Top LajmeVendi

AKADEMI SOLEMNE ME RASTIN E 28 NËNTORIT

29C7B599-1860-4FC8-BAFD-A7E1A784E154

AHMETI: GJATË HISTORISË MESAZHET E SHQIPTARËVE KANË QENË TË PAQËS


Është një e vërtetë e madhe që shqiptarët kanë luftuar për t`u bashkuar dhe secili që e mohon këtë gënjen – tha në fjalimin e tij lideri I BDI-së Ali Ahmeti. Investimi për të qenë të lirë – tha ai, pati një cmim të lartë. Edhe në goditjet më të mëdha që kanë marrë shqiptarët, edhe në kohërat më të vështira, nga të gjitha kuvendet shqiptare, mesazhet kanë qenë të paqës.

Kryeparlamentari Talat Xhaferi theksoi se krahas sfidave dhe vështirësive, shqiptarët nuk kanë humbur vizionin duke qenë në hap me kohën dhe me realitetin e ri. Sipas tij, për t`iu mundësuar brezave të ardhshëm jetë dinjitoze në familjen evropiane shteti duhet të krijojë kushte.

Në këtë Akademi Solemne fjalë rasti patën edhe Ambasadorët e Shqipërisë dhe Kosovës, Fatos Reka dhe Gjergj Dedaj.

Për nder të këtij aktiviteti, ekskluzivisht u ekzekutua Suita orkestrale “Malësorja” e kompozitorit, etnomuzikologut dhe dirigjentit shkupjan Lorenc Antonit ku ishte realizuar dhe punuar për herë të parë si koreografi për valltarët e Ansamblit Shtetëror të Këngëve dhe Valleve në Maqedoninë e Veriut. /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia