close
Vendi

AKSIDENT: NJË ARI MERR GODITJE FATALE NË AUTOSTRADËN SHKUP-TETOVË

tetovo_26

Mbrëmë rreth orës 23 e 30 minuta në autostradën  Shkup – Tetovë, në afërsi të mbikalimit tek fshati Grupçin, ka ndodhur një aksdent i pazakont, teksa një ari, në tentim për të kaluar autostradën, është goditur nga dy automjete dhe për pasojë ka marrë lëndime vdekjeprurëse

Si rrjedhojë e këtij aksidenti, lëndime të lehta trupore kanë marrë edhe dy persona, vetura e të cilëve kishte goditur ariun. Në vendin e ngjarjes ka dalur një ekip i policisë së trafikut, të cilët edhe e kanë larguar trupin e pa jetë të ariut dhe pritet që nesër ti dorëzohet Ministrisë së pylltarisë, bujqësisë dhe ujërave.

Aksidente të tilla fatale, ku shpesh kafshët ua prejnë rrugën automjeteve, po ndodhin si pasojë e dëmtimit të gardhit me tel.

Në prill të këtij viti një 38 vjeçar nga Reçiça e Vogël humbi jetën nga kuajt të cilët ishin futur në autostradën Tetovë-Gostivar.

Nga Agjencinë për Rrugë Shtetërore të cilët janë përgjegjës për sigurinë në autostradë, bëjnë të ditur se edhe përkundër intervenimeve që bëhen në gardh, ai sërish dëmtohet nga ana e bujqëve të papërgjegjshëm, të cilët auostradën e shfrytëzojnë si vendkalim për në arat e tyre. /TvArt/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia