close
Top LajmeVendi

AKSIDENTI: FAMILIJARËT E VIKTIMAVE S’KANË MARRË NDIHMË NGA QYTETI I SHKUPIT

Screenshot_9

FLET PERSONI QË HUMBI DY PRINDËRIT


 

Qyteti i Shkupit ende nuk i ka lëshuar në xhirollogar itë e familjarëve të viktimave, mjetet që ishin premtuar si ndihmë për të prekurit nga aksidenti tragjik në Bullgari që mori 45 viktima. Autoritetet thonë se pas disa procedurave mjetet do të jenë në dispozicion të familjarëve.

 

Asnjë nga 45 familijarë që humbën jetën në tragjedinë në Bullgari nuk ka marrë ndihmë  nga Qyteti  i Shkupit. Edhe pse vendimi është marrë në dhjetor të vitit 2021 ku janë paraparë të ndahet ndihmë për çdo viktimë të rastit tragjik nga 100 mijë denarë dhe për çdo të lënduar nga 30 mijë denarë transmeton KlanM. E pyetëm njërin nga familijarëve që e ka humbur nënën dhe babain.

Deklaratë

“Po ikam humbur të dytë prindërit. Ndihmë kam marrë vetëm nga Komuna e çairit nga Qyteti i Shkupit nuk ka asgjë, nuk më janë lajmëruar”. 

Nënkryetarja e Qytetit të Shkupit Bujare Abazi thotë se duhet të dorzojnë dokumentacionin e duhur për të marrë ndihmën financiare, por se paratë janë të ndarë dhe u takojnë familijarëve dhe të lënduarve.

BUJARE ABAZI – ZV/KRYEBASHKIAKE E QYTETIT TË SHKUPIT

“Ato mjete janë të paraparë në buxhet janë të ndara për ata qysh nga viti 2021, kemi bërë edhe rebalanicin, kështu këtë vit këmi veçmë e kemi numrin që nuk e kanë marrë ndihmën, posa do ta kompletojnë dokumentacionin t’i dorëzojnë në Qytetin e Shkupit se realisht ka qenë një periudhë e ngushtë që ng angjarja e tek vendimi jonë. (01:50-

Nga Kryqi i Kuq informojnë që janë grumbulluar gjithsej 5.7 milionë denarë për familijarët e viktimave dhe të lënduarve. Deri më tani nuk kanë mundur t’u lëshojnë mjete financiare pasiqë kishin probleme  me të dhënat e familjarëve.

SAIT SAITI KRYQI I KUQ

“E kemi komplutuar listën e të dhënave nga familijarët e viktimave. Nesër më së voni deri pas nesër paratë do t’i lëshojmë në xhirologari familijarëve”.

Deri më tani familijarët e viktimave dhe të lënduarve kanë marrë ndihmën  nga Komuna e Çairit dhe Studeniçanit./KlanMacedonia/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia