close
Vendi

AKSIDENTI: GJUHË TË URREJTES – KATËR VITE DËNIM ME KUSHT

STR

VIKTIMAT I QUAJTI “ZGARRË MAQEDONASE”

Gjykata e Qarkut në Sofje ka dënuar një 34-vjecar me 4 vite burg me kusht, që do të efektuohet nëse kryen vepër tjetër penale në afat prej tre viteve, për shkak të komenteve fyese pas aksidentit tragjik të autobusit të “Besa Transit” në Bullgari. Sipas akuzës, I dyshuari më 23 Nëntor rreth orës 11.00 në një grup në rrjete sociale ka publikuar përmbajtje ku përhapej gjuhë e urrejtjes duke I bashkangjitur edhe një fotografi të autobusit të djegur. Ai trupat e pajetë të viktimave I ka quajtur “zgarrë maqedonase”.

Mediat bullgare njoftojnë se I akuzuari ka pranuar veprën, pas cka është arritur marrëveshja që t`I shqiptohet dënim me kusht. Një rast I këtillë I përhapjes së gjuhës së urrejtjes lidhur me aksidentin tragjik në Bullgari u shënua edhe në Maqedoninë e Veriut. Përkundër thirrjes në polici të kryerësit të veprës, ai për Klan M kishte deklaruar se nuk qëndron pas atij shkrimi skandaloz. Aksidenti tragjik autobusit që udhëtonte në relacionin Stamboll-Shup, ndodhi më 23 Nëntor në orët e hershme të mëngjesit në autostradën “Struma” në Bullgari, ku humbën jetën 45 persona, prej të cilëve 12 fëmijë, kurse shtatë të tjerë ishin lënduar.

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia