close
Capture-79

KOSOVË: NJË MUAJ PARABURGIM PËR SHOFERIN E AUTOBUSIT


Një muaj I është caktuar masa e paraburgimit nga Gjykata e Qarkut në Slavonski Brod shoferit të autobusit me targa të Kosovës që u aksidentua të dielën në Kroaci.

Nga ky aksident mbetën të vdekur 10 persona e 46 të tjerë u lënduan. Shoferi gjatë ditës së hënë kur u intervistua nga prokuroria është mbrojtur në heshtje.

Ministri I Mbrojtjes Armend Mehaj ka bërë të ditur se janë liruar nga spitali 26 të lënduar ndërsa 15 ende janë në trajtim. Sipas tij një person I lënduar nga aksidenti është në gjendje më të rëndë shëndetësore.

Ai gjithashtu ka njoftuar se të liruarit nga spitali dhe pjesës tjetër do ti ofrohet akomodimimi dhe transporti në vendlindje përmes linjave ajrore nga Aeroporti I Osjekut.

Të dielën autobusi me 67 udhëtarë i linjës Frankfurt Kosovë u aksidentua në Kroaci ku mbetën të vdekur 10 persona e mbi 40 të tjerë u lënduan. /Blerta Dalloshi Berisha – TvKlan/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia