close
Top LajmeVendi

AKSIDENTI TRAGJIK: KRYQI I KUQ 5.7 MILIONË DENARË PËR FAMILJET E VIKTIMAVE

logoCKRMVEB-1000×560

PARATË DO TË NDAHEN PAS FESTAVE


Edhe Kryqi i Kuq i Maqedonisë së Veriut së shpejti do t’i ndajë donacionet që ka grumbulluar për familjet e viktimave të aksidentit tragjik në Bullgari. Sekretari i Përgjithshëm i Kryqit të Kuq tha për Klan M se, janë grumbulluar gjithsej 5,7 milionë denarë dhe të njëjtat do të transferohen ditëve në vijim në xhirollogaritë e familjarëve.

KRYQI I KUQ I RMV-së

“Janë grumbulluar gjithsej 5.7 milionë denarë. Menjëherë pas festave do t’ju shkojnë në xhirollogari familjarëve. Kishim pak probleme deri sa i gjetëm të dhënat, na mungojnë të dhënat edhe për 5-6 familje. Po do t’i kompletojmë besoj”.

Ndërkaq, nga Komuna e Çairit thanë dje se, vendimi për ndarjen e mjeteve veç më është nënshkruar dhe gjatë dy tre ditëve në vijim paratë do të jenë në xhirollogaritë e familjarëve.

Mjete për familjarët kishte premtuar edhe Qyteti i Shkupit, megjithatë prej atje nuk janë përgjigjur nëse i kanë ndarë mjetet e premtuar.

Kujtojmë se, në aksidentin tragjik në Bullgari që ndodhi më 23 nëntor, humbën jetën 45 persona dhe shtatë të tjerë u lënduan./KlanMacedonia/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia