close
Top LajmeVendi

AKSIDENTI TRAGJIK: MUNGON NJË UDHËTAR – PROKURORITË NDEZIN ALARMIN

obvinitelstvo-3

PTHP: PROKURORITË DO T`I KRAHASOJNË LISTAT E UDHËTARËVE NË VENDKALIMET KUFITARE

 

Menjëherë pas press-konferencës së sotme të organeve bullgare të hetimeve lidhur me aksidentin e trafikut që ndodhi në austostradën “Struma”, PTHP-ja për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit ka dhënë urdhër në SPB-Shkup që të sigurojë listat e udhëtarëve që me autobusat e “Besa Transit” kanë dalë nga RMV-ja më 18.11.2021 dhe listat e udhëtarëve që më 22.11.2021 kanë hyrë në vend.

Sigurimi I listave nga vendkalimet kufitare ka për qëllim që të bëhet krahasimi I udhëtrëve, për shkak se sipas deklaratës së Prokurorit Sarafov mungon një udhëtar nga autobusi I djegur.

Procedurën e njëjtë është duke e zbatuar edhe Prokuroria bullgare që krahason listat nga vendkalimet kufiatre për hyrje të udhëtarëve nga RMV-ja dhe listat për hyrje nga Turqia në Bullgari më 22.11.2021 dhe daljet nga Bullgaria drejt vendit tonë, ditën e ardhshme – thuhet në një komunikatë nga PTHP-ja.

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia