close
Top LajmeVendi

AKSIDENTI TRAGJIK: PËRFUNDOJNË HETIMET – FAJTOR VOZITËSI

BF9BD5F8-F93A-4BD4-8946-C44068BB828F

SARAFOV: SHKAKU – HUMBJA E KONTROLLIT DHE SHPEJTËSIA


Hetuesit bullgar kanë përfunduar hetimet për aksidentin tragjik në autostradën “Struma” në Bullgari, ku gjatë djegies së autobusit të Agjencisë “Besa Trans” humbën jetën 45 udhëtarë, shtetas të Maqedonisë së Veriut.

Sipas Zv/Kryeprokurorit bullgar, Borislav Sarafov, vozitësi i cili poashtu humbi jetën, është fajtori për aksidentin.

BORISLAV SARAFOV – ZV/KRYEPROKUROR BULLGAR

“Shkaku është humbja e kontrollit ndaj autobusit nga ana e vozitësit dhe shpejtësia joadekuate, por jo mbi të lejuarën. Hetimet kanë përfunduar dhe mbetet që vetëm përmes rrugës gjyqësore të njoftohen autoritetet në Maqedoni, por edhe familjarët e viktimave kanë të drejtë të kenë qasje në materialet e hetimeve”

Autobusi i Besa Transit u aksidentua, në orët e hershme të mëngjesit, më 23 Nëntor të vitit të kaluar. Jetën e humbën 45 udhëtarë kurse shtatë të tjerë i mbijetuan tragjedisë.

Kundër kompanisë “Besa Trans” vijojnë hetimet në Maqedoninë e Veriut, pasi kohë më parë mbeti pa licensë të punës./KlanMacedonia/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia