close
Vendi

AKSIDENTOHET VETURA E KLAN M: DY PUNONJËSIT PA LËNDIME SERIOZE

km

Reshjet e borës dhe kushtet klimatike kanë shkaktuar edhe aksidente nëpër rrugët e vendit. Në një aksident në autostradën Tetovë – Shkup është përfshirë edhe vetura ekipit të Klan Macedonia që është përplasur me një autobus që qarkullonte në këtë drejtim rrugor.

Dy punonjësit Zana Muhaxhiri-Ramadani dhe Granit Mamuti kanë pësuar lëndime të lehta dhe pas trajtimit në spital janë lëshuar për mjekim shtëpiak.

Policia ka dalë në vendngjarje ka bërë ekspertizën dhe është duke punuar për zbardhjen e plotë të këtij aksidenti./KlanMacedonia/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia