Aksion artistik: “Benzina e artë – për çmimet vetëm qielli është kufi”

Qendra për Arte Bashkëkohor ka realizuar një aksion artistik ku kanë paralajmëruar një sërë aksionesh kushtuar rritjeve enorme të çmimeve të karburanteve dhe uljes së standardit jetësor të qytetarëve – përcjell KlanM.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250

Aksion artistik titullohet “Benzina e Artë – vetëm qielli është kufiri për çmimet”, kurse sic njofton KlanM, ka për qëllim që t`i rikujtojë kompetentët se me heqjen e masave anti-krizë për derivatet e naftës, qytetarët përballen me vështirësi të mëdha për t`i kryer obligimet ditore, kurse rreth 100.000 qytetarë në mënyrë të drejtpërdrejtë varen nga çmimet e derivateve.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

“Çmimet e derivateve të naftës shkuan në qiell, siç po shkojnë punët do të bindemi në sintagmën se “vetëm qielli është kufiri”. Javët e fundit, qytetarët e RMV-së por edhe të rajonit për një rezervuar paguajnë më shumë se sa që nëpër bursa kushton 1 gram ar – rreth 3.600 denarë kundrejt 4000 – 5000 denarë sa kushton një rezervuar me karburantë. Në fakt, shumica shtrojnë pyetjen nëse rezervuaret i mbushim me uiski, parfume ose karburantë, për shkak se një litër karburant javët e fundit është më shtrenjtë se një litër verë dhe gati dyfish më shumë se një litër birrë apo lëngje pemësh”.

Nga Qendra për Arte Bashkëkohore, sic njofton KlanM, shpresojnë se përmes aksioneve të këtilla, artistët bashkë me sindikatat dhe punëtorët do të ndikojnë që Qeveria t`i mbajë nën kontroll cmimet dhe të sigurojnë, nëse jo zhvillim, të paktën mbijetesë për qytetarët. /KlanMacedonia/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share