close
Top LajmeVendi

Aksion i dhurimit të gjakut në MPB me rastin e 7-Majit Ditës së policisë

05 (29)

Ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski sot (06.05.2022) së bashku me të punësuarit e MPB-së me rastin e 7 majit – Ditës së Policisë së Maqedonisë, dhuruan gjak në selinë e MPB-së.

Në bazë të Memorandumit për bashkëpunim të nënshkruar nga Ministria e Punëve të Brendshme, Instituti i Mjekësisë së Transfuziologjisë dhe Kryqi i Kuq i Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe në përputhje me Ligjin për sigurinë e furnizimit me gjak në vitin 2022, vazhdon bashkëpunimi i vazhdueshëm për dhurim vullnetar të gjakut.

Me rastin e 7 Majit, Ditës së Policisë, janë organizuar aksione vullnetare të dhurimit të gjakut për punëtorët e MPB edhe në selitë e MPB-së dhe në SPB Shtip ,SPB Manastir dhe SPB Tetovë

Ministri Spasovski si dhurues i rregullt i gjakut, me këtë rast u shpreh mirënjohjës ndaj  pjesëtarëve të MPB-së të cilët sipas planit të bërë paraprakisht janë pjesë e aksioneve të shumta të dhurimit të gjakut, si dhe u bëri thirrje qytetarëve që të ndërgjegjësojnë opinionin për aktin humanitar të dhurimit të gjakut duke iu bashkuar aksioneve të dhuruesve të gjakut që mund të shpëtojnë jetën e njeriut.

/KlanMacedonia/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia