close
Top LajmeVendi

AKSION I MPB-SË, DAP-IT DHE ISHT-SË:MBYLLEN OBJEKTE GASTRONOMIKE, LËSHIM I PERSONAVE PA ÇERTIFIKATË, MOSDHËNIE TË LLOGARIVE FISKALE

drzaven-pazaren-inspektorat

Më datën 11.12.2021 rreth orës 01:00 në aksion të përbashkët të koordinuar të Byrosë për Siguri Pblike-Departamenti i Policisë Kriminalistike, SPB Shkup-Njësiti i Policisë Intervenuese, inspektorë për delikuencë për të mitur, Drejtoria e të Ardhurave Publike dhe Inspektorati Shtetëror i Tregut është realizuar kontrollim aksional në më shumë objekte gastronomike (diskoteka dhe klube nate) për të cilat kishte njohuri se në punën e tyre ka parregullësi, siç janë mosdhënia e llogarive fiskale lëshim i personave pa certifikatë për vaksinim, mosrespektim të protokoleve për ballafaqim me Covid-19, prezencë të personave të mitur në objekte, mosposedim të licencës të punës për persona të sigurimit…

Nga kontolli i realizuar është konstatuar se: Në objekt gastronomik në rr: “Jodan Mijallkov” gjatë kontrollit të kryer nga ana e DAP-it është konstatuar mosdhënia e llogarive fiskale. Nga ana e Njësitit të Policisë Intervenuese janë arrestuar pesë persona pa letërnjoftime, janë gjetur dy persona me certifikatë vaksinimi të falsifikuar, gjatë së cilës nga ana e DAP-it është përgatitur procesverbal për persona të pranishëm pa certifikatë vaksinimi për çka do të shqiptohen urdhërpagesa kundërvajtëse për pagesë të gjobës, kurse objekti përkohësisht është mbyllur.

Në objekt gastronomik tek Stacioni i ri i trenit gjatë kontrollit të kryer në objekt është konstatuar se nëntë persona nuk posedojnë certifikatë për vaksinim, në objekt prezent ka qenë një person i mitur. Nga ana DAP-it është konstatuar se ka më shumë parregullësi në qarkullimin me para të gatshme për çka do të shqiptohet gjobë adekuate në të holla. Nga ana e e ISHT-së është konstatuar se në objekt nuk respektohet ligji kundër pirjes së duhanit, mosveprim në bazë të protokoleve, prezent kanë qenë persona pa certifikatë për vaksinim, gjatë së cilës nga ana e ISHT-së do të shqiptohen gjoba kundërvajtëse me dhënien urdhërpagesave kundërvajtëse, kurse objekti përkohësisht është mbyllur.

Në objekt gastronomik në rr.”Anastas Mitrev” gjatë kontrollit të realizuar nga ana e DAP-it janë konstatuar më shumë parregullësi, përkatësiht është evidentuar dallim në pagesën me të holla të gatshme, ose mosdhënie të pagesave fiskale. Nga ana e pjesëtarëve të MPB-së është konstatuar se gjashtë persona nuk posedojnë certifikatë për vaksinim, si dhe tre persona të cilët kanë qenë si sigurim nuk kanë poseduar licenca adekuate, kështu nga ana e ISHT-së është përgatitur procesverbal për persona prezent në objekt pa certifikatë vaksinimi për çka janë shqiptuar urdhërpagesa kundërvajtëse për gjobë, kurse objekti përkohësisht është mbyllur.

Në objekt gastronomik në rr. “8-të Shtatori” gjatë kontrollit nga ana e DAP-it është konstatuar qarkullim i paevidentuar përkatësisht mosdhënie të llogarisve fiskale, kurse nga ana e pjesëtarëve të policisë është konstatuar se dy persona nuk posedojnë certifikatë për vaksinim, nga ana e ISHT-së janë pikasur persona në objekt pa certifikatë për vaksinim me këtë rast është përgatitur procesverbal me të cilin në pajtim me Ligjin do të shqiptohen gjoba adekuate kurse bjekti përkohësisht është mbyllur.

Në objekt gastronomik në rr.”Shën Klimenti i Ohrit” gjatë kontrollit të realizuar nga ana e DAP-it është konstatuar dallim në qarkullimin me të holla të gatshme përkatësisht nuk janë dhënë llogari fiskale. Nga ana e policisë është konstatuar se dhjetë persona nuk posedojnë certifikatë vaksinimi si dhe presence të personave të mitur, gjatë së cilës nga ana e ISHT-së është përgatitur procesverbal për mosrespektim të masave në pajtim me Ligjin për mbrojtje e popullatës nga sëmundjet ngjitëse për çka do të shqiptohen urdhërpagesa kundërvajtëse për pagesën e gjobës kurse objekti përkohësiht është mbyllur./KlanMacedonia/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia