close
Rajoni

AKTAKUZA: KRYEMINISTRI RAMA NË KOSOVË

images

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, tha se  qëndron në Kosovë për të biseduar rreth aktakuzës për krime lufte që ka paraqitur Zyra e Prokurorit Special kundër presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, dhe të tjerëve.

“Në Prishtinë, për të dëgjuar dhe mësuar më shumë pas fletë-rrufesë speciale që do të hyjë si njollë turpi e shekullit XXI në historinë botërore të drejtësisë, e cila praktikën e akuzës publike pa aktakuzë juridike e ka njohur veç në epokat e sundimeve ideologjike a para tyre!”, tha Rama përmes një postimi në Tuitter.

Ai po shoqërohet nga ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Gent Cakaj, dhe gjatë ditës do të ketë takime me udhëheqës të institucioneve të Kosovës dhe të partive politike./KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia