close
Kuriozitet

AKULLNAJA E ANTARKTIDËS RREZIKON TË ZHDUKET

akull2.jpg

Shkencëtarët parashikojnë ndryshime drastike të njërës prej akullnajave më të mëdha në Antarktidë, brenda 5-10 viteve të ardhshme. Sipas tyre, një pjesë pluskuese e akullnajës Thwaites që deri më tani është konsideruar e qëndrueshme, rrezikon të thërrmohet.

Kërkues nga SHBA dhe Britania janë përfshirë në një program intensiv studimor pasi janë shqetësuar nga shkalla e shpejtësisë së shkrirjes së Thwaites. Kjo e fundit po shkarkon 50 ton akull në oqean çdo vit.

Ndonëse kjo sot ka një ndikim të kufizuar në nivelet globale të detit, ka ende mjaftueshëm akull që mbahet në rrjedhën e sipërme në pellgun e kullimit të akullnajës, i cili nëse do të shkrinte, do të shkaktonte një rritje prej 65 centimetër të nivelit të detit./tvklan.al

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia