Akuza mes LSDM-së dhe VMRO DPMNE-së për incidentin tek Skënderbeu

MICKOSKI THOTË QËLLIMI KA QENË TA VRASIN, LSDM E AKUZON SE AI KA QENË “REGJISORI”

LSDM dhe VMRO DPMNE me akuza ndaj njëra-tjetrës për incidentin që ndodhi tek sheshi Skënderbeu në Shkup. Mickoski thotë se gjatë kohë ka marrë informata se duan ta likuidojnë dhe ai ka mundur të jetë targeti i personave që nxorën armët sonte.

HRISTIJAN MICKOSKI, KRYETAR I VMRO DPMNE-SË

Sonte ndodhi një incident i rëndë i cili sipas të gjitha parametrave është montazh klasike policore që e kishte qëllimin ose vrasje e ndonjë qytetari të pafajshëm, nënë me fëmijë, pensionist, njeri të ri ose me vrasjen time. Dhe kjo duhej të duket si konflikt ndëretnik, e gjegjësisht, nuk është asgjë më shumë se luftë për pushtet, karrige, funksione të partive që janë pjesë e Qeverisë.

Ai shtoi se këtu nuk bëhet fjalë për luftë ndëretnike, por për luftë për të mbajtur pushtetin. U ankua se policia nuk ishte në vendin e ngjarjes, e sipas tij, këto incidenti i paralajmëroi Ministri i punëve të jashtme, Bujar Osmani ditë më parë, kur tha se nëse nuk pranohet propozimi francez, do të ketë tensione ndëretnike. Në fund ai dërgoi edhe mesazh deri tek shqiptarët dhe maqedonasit.

HRISTIJAN MICKOSKI, KRYETAR I VMRO DPMNE-SË

Do më lejoni që të dërgoj një porosi deri tek shqiptarët. Kjo betejë është e përbashkët, e jona, për ardhmërinë tonë të përbashkët, siç ka qenë me shekuj dhe si do të jetë në ardhmërinë që do ta ndërtojmë së bashku. Nuk do të ketë lumturi kolektive nëse populli maqedonas është i poshtëruar.
Porosi deri tek maqedonasit: Të qëndrojmë të qetë dhe me dinjitet dhe me guxim të luftojmë për ardhmërinë tonë.

E nga LSDM e pohojnë të kundërtën. Thonë se regjisor i kësaj ngjarje ka qenë pikërisht Mickoski.

DARKO KAEVSKI, ZËDHËNËS I LSDM-SË
Hristijan Mickoski nuk është viktimë, por regjisor i një skenari të përgjakshëm. Skenar i përgjakshëm i Mickoskit dhe partnerëve të koalicionit “E majta” dhe Aleanca. Skenar i përgjakshëm që nuk pati sukses. Mickoski nuk ishte target, por e luajti rrolin më të keq në historinë e shtetit. Sjellja e opozitës është e turpshme dhe e rrezikshëm, duke tentuar të tregojnë se ka tensione ndëretnike, që gjegjësisht janë të shkaktuara nga përfaqësuesit më të lartë të opozitës.

Mickoski bëri thirrje që protestat të vazhdojnë edhe nesër. E sa i përket njërit prej personave që nxori armën, tha se nuk do të kursehet askush që e shkel ligjin./KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share