Ansambli shtetëror shqiptar në Turqi me mesazhin “Shqiptarët po vijnë”

FESTIVALI NË TURQI ME KARAKTER GARUES – MARRIN PJESË 25 VENDE

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250

Pas triumfit në Hungari, Ansambli Shtetëror Shqiptar i Maqedonisë së Veriut vazhdon rrugëtimin në Turqi në festivalin me famë botërore “FESTIVALI 23 NDERKOMBËTAR I KULTURËS ARTIT DHE PAQES” që do të mbahet nga 27 Korrik e deri më 07 Gusht.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Ansambli shtetëror I Këngëve dhe Valleve shqipe të Maqedonisë së Veriut pozitivisht I është përgjigjur ftesës së drejtuesve të Festivalit Ndërkombëtar të valleve në Bujukçekmexhe të Turqisë.

Me qëllim të prezantimit sa më të denjë në këtë festival prestigjioz ndërkombëtar, Trupa e Ansamblit dhe programi artistic që do të shfaqet në Turqi, më 22 Korrik mori “dritë jeshile” nga Drejtori Shkodran Tolaj dhe një Komisioni Profesional në përbërje; Sasha Evtimova – Opera dhe Baleti i Maqedonisë, Mehmet Xhemajli – AAB Kosovë dhe Adhurim Rasimi – AAB Kosovë.

Festivali në Turqi ka karakter garues ku pritet pjesëmarrja e 25 shteteve nga e gjithë bota.

“FESTIVALI 23 NDERKOMBËTAR I KULTURËS ARTIT DHE PAQES” tri herë radhazi është përzgjedhur si më i miri në botë ku krahasimet shkojnë deri në atë masë sa që krahashohet me Eurosongun.

Ndryshe, në Qershor, Ansambli Shtetëror I Këngëve dhe Valleve Shqipe arriti suksese të jashtëzakonshme dhe fitore historike në “Duna Carneval” në Hungari. “Vallja e Rekës” dhe vallja e dytë “Nga Tetova deri në Dibër” ishin ndër performansat që detyruan jurinë e këtij festivali të ndajë çmimin e parë. /KlanMacedonia/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share