close
Top LajmeVendi

ALARM I KUQ PËR SHËNDETIN E ZEMRËS TE GRATË’

Screenshot_10

Gratë me aksion vetëdijësimi


Bashkëshortja e presidentit Pendarovski, Elizabeta Gjorgievska dhe bashkëshortet e ambasadorëve të akredituar në RMV, u kyçën në aksionin “Alarm i kuq për shëndetin e zemrës te gratë” me qëllim ngritjen e vetëdijes tek gratë për sëmundjet kardiovaskulare.

“Alarm i kuq për shëndetin e zemrës te gratë” është sllogani i aksionit për ngritjen e vetëdijes për shëndetin kardiovaskular të grave, ndërmarrë nga bashkëshortja e  presidentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Elizabeta Gjorgievska, së bashku me bashkëshortet e ambasadorëve të akredituar në vend, ku përmes kontrolleve dhe bisedave rreth rreziqeve nga kjo sëmundje, do të angazhohen për ndryshim të perceptimit se sëmundjet kardiovaskulare janë sëmundje vetëm të gjinisë mashkullore.

Dua të apeloj deri te të gjitha gratë, të cilës do moshe qofshin, të shkojnë te mjekët e tyre amë dhe të bëjnë skrining, përkatësisht vlerësim të rrezikut për sëmundje kardio-vaskulare, sepse për fat të keq, edhe pse mendojmë se kanceri i gjirit është një nga vrasësit më të mëdhenj të gruas, vdekshmëria nga  problemet kardio-vaskulare është shumë më e madhe. Nëse vdekshmëria nga kanceri i gjirit është 1 në 31 gra, vdekshmëria nga sëmundjet kardio-vaskulare është një në tre.’ –theksoi Elizabeta Gjorgievska, bashkëshortja e Presidentit.

Ky aksion do të zgjasë tre muaj, gjegjësisht, deri në shkurt të vitit të ardhshëm kur do të shënohet edhe Dita e shëndetit të zemrës te gratë.  Ndryshe, sipas të dhënave, sëmundjet e zemrës janë për tetë herë arsye më e madhe për vdekshmëri te gratë, në krahasim me kacerin e gjirit dhe pikërisht për këtë, preventiva është e rëndësishme dhe duhet të fillojë sa më herët në jetën e grave të reja. /Blerona Jakupi/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia