close
Bota

ALARM NË KUFIRIN MES DY KOREVE, NJË PERSON ARRIN QË TË FUTET NË VENDIN DIKTATORIAL

ushtar-kore

Një qytetar i Koresë së Jugut ka kaluar kufirin e fortifikuar në Korenë e Veriut duke ngritur alarmin tek autoritetet.

Sipas ushtrisë së Koresë së Jugut, largimi i ushtarit është një dezertim i pastër. Ai arriti që t’i shmangej zbulimit për disa orë, pavarësisht një operacioni kërkimi nga trupat e Koresë së Jugut.

Drejtuesit ushtarakë në Seul thanë se nuk e dinin nëse personi ishte ende gjallë, por i kishin dërguar një mesazh veriut duke kërkuar që ata të mbroheshin.

Tashmë në të dy vendet është ngritur një alarm, pasi nuk dihet ende qëllimi i largimit të ushtarit nga Koreja e Jugut për në Kore të Veriut.

Të dy vendet kanë fortifikuar shumë kufirin mes tyre, pasi vitet e shkuara shumë persona kanë arritur që të arratisen nga të dyja vendet./tvklan.al

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia