Albani 11 vjeçar, gjashtë muaj në pritje të ilaçit (VIDEO)

INSTITUCIONET SHËNDETËSORE ME TË NJËJTËN PËRGJIGJE: SË SHPEJTI!

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250

Ashtu si në 6 muajt e fundit, edhe sot, Albani me babain e tij, po kthehet në shtëpi pa ilaçin që autoritetet e kanë obligim ligjor ta sigurojnë.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Më shumë se 90 ditë përgjigja nga institucionet shëndetësore është e njejtë… “ilaçi do të vijë së shpejti”. E terapinë që e merr Albani, është specifike dhe kushton shumë, raporton KlanMacedonia.

“Presim që të marrim imunoglobulinën nga spitali klinik i imunologjisë, presim që 6 muaj që fëmija ta marrë, ndërsa terapia është përcaktuar që të marrët çdo muaj nga një seancë dhe mjekët vendosin se sa do të zgjasë. Djali ka 6 muaj që nuk e merr këtë ilaç pasi mungon në repartin e imunologjisë.”

“Ilaçi kushton mbi 40.000 denarë dhe unë me rrogë 18.000 denarë nuk mund ta blej sepse nuk është vetëm një muaj por duhet ta marr çdo muaj” – tha Erdogan Selmani, prindi Albanit për Klan M.

Në pamundësi që ti sigurojë ilaçet për birin, Erdogani nuk ka lënë institucion shëndetësor pa kontaktuar. Madje ka kontaktuar edhe vet Ministrin, e përgjigja gjithmonë ka qenë e njejtë.

“kemi tentuar të bisedojmë edhe në kabinetin e ministrit të Shëndetësisë Bekim Sali, nga atje na thanë se ilaçi është në doganë por që 6 muaj që e presim ende nuk është në repart, cdo ditë thirri në repart por me thuan që do të vije sot-neser, sot-neser por ende nuk e kanë”

“Imunoglobulinin jemi t’u e marr së shpejti, duhet të ketë”

Pas disa tentimeve, më në fund, një lajm i mirë erdhi nga drejtoresha e Spitalit të fëmijëve, Aspazija Sofijanova.

“Para se të vini ju, dhe kur me telefonuat jam interesuar për këtë rast, sigurisht që interesohem për çdo fëmijë. Imunoglobulinat janë problematike për t’u marrë në mbarë botën për shkak të situatës së koronës nga që nuk mund të sigurohet plazmë” – tha Aspazija Sofijanova, drejtoreshë e Klinikës univerzitare për sëmundjet e fëmijëve.

“Në rastin e Albanit, duke qenë se është një problem gjenetik, ne e hetojmë rastin se sa shpesh duhet të merr imunoglobulinin si indikacion për të, do ta thërrasim që në momentin e parë për të marrë imunoglobulinin.

A do të zgjidhet këtë javë ky rast?

Po, po, patjeter që të zgjidhet dhe jo vetëm për të por edhe për të gjithë të tjerët që nuk duhet të presin
Prindi i Albanit poashtu tha se kur djali filloi të merrte terapinë me ilaçin e duhur, pati shumë përmirësime, por nga që nuk e mori këtë ilaç për 6 muaj, Albani ka rënë shumë në peshë dhe nuk ka fuqi. /KlanMacedonia/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share