close
Top LajmeVendi

Ali Ahmeti: Bllokimet pengojnë zhvillimin e vendit (VIDEO)

weffweewewf

“TAKIM LIDER PËR ÇËSHTJE TË RËNDËSISHME, JO PËR BLLOKIME”

Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti duke komentuar paralajmërimet е VMRO – DPMNE-së se, do të bllokojë punën e Kuvendit, nëse nuk pranohet kërkesa për takim liderësh, tha se bllokimet nuk i shërbejnë shtetit. Sipas tij, bllokimet dhe bojkotet vetëm se paraqesin pengesë për zhvillimin e mëtutjeshëm të vendit

ALI AHMETI, KRYETAR I BDI-SË

“Bllokadat, bojkotet, nuk janë kategori e përparimit të demokracisë. Demokracia avancohet me debate dhe kompromise dhe mendoj që ne jemi shtet që kemi avancuar këto vlera, nuk mendoj që bojkoti dhe bllokadat na shërbejnë për të ecur përpara”.

I pyetur nëse vlerëson se duhet të ketë takim liderësh, ai tha se e sheh të nevojshme një gjë të tillë, por për të biseduar për çështje të rëndësishme për shtetit, siç është kontesti me Bullgarinë.

ALI AHMETI, KRYETAR I BDI-SË 

“Mendoj që takimet, asgjë të keqe nuk ka që të bëhen, por jo me kushtëzime, jo me imponime. Por, për tema të caktuara, tema të rëndësishme që kanë të bëjnë me përparimin e politikave të vendit mund edhe të bëhen. Në këtë situatë do të doja ta theksoja se është shumë me rëndësi që të ketë takime dhe konsulta se si të mbyllet çështja, kontesti me Bullgarinë”.

Ahmeti shtoi se duhet të ketë konsensus etnik dhe politik në vend për çështjen me Bullgarisë sepse, kapërcimi dhe zgjidhja e këtij problemi, siç u shpreh ai, forcon paqen, stabilitetin, sigurinë dhe relakson raportet mes fqinjëve. /KlanMacedonia/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia