close
Top LajmeVendi

ALI AHMETI NË FB: PËR ZHVILLIMET AKTUALE JAM NË KONTAKT ME SHBA-të, BE-në, NATO-n

aa

Situatën e krijuar me shumicën e re parlamentare e ka kometuar përmes Facebookut, lideri I BDI-së, Ali Ahmeti.

“Gjendjen e krijuar me dorëheqjen e Kryeministrit jemi duke e menaxhuar nëpërmjet të kontaktit intenziv më të gjitha palët, me përjashtim të atyre që e mohojnë Marrëveshjen e Ohrit, të Prespës, fqinjësisë së mirë, NATO-n, BE-në, Republikën e Kosovës dhe gjuhën shqipe.  Gjithashtu, për zhvillimet aktuale jam në kontakt dhe në koordinim me partnerët tanë strategjik, Shetet e Bashkuara të Amerikës, NATO dhe Bashkimin Europian.  Nuk do të veprojmë as me emocione e as në eufori.  Kam shumë telefonata, porosi dhe përkrahje nga të gjitha anët, ju faleminderit dhe në pamundësi të ju përgjigjem të gjithëve, ju them që bashkë do t’ia dalim. Për të gjitha zhvillimet do të njoftoheni paraprakisht.  Bashkë përgjithmonë dhe në çdo përballje” –shkruan Kryetari I BDI-së Ali Ahmeti në Facebook.

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia