close
Bota

ALI HAMNEI NË TUITTER, KËRCËNOHET ISH-PRESIDENTI TRAMP

Screenshot_1

“HAKMARRJA PËR VRASJEN E SOLEIMANIT, E PASHMANGSHME”


Në profilin në Tuitter të Liderit suprem të Iranit, Ajatollahut Ali Hamnei, është paraqitur një fotografi e një lojtari të golfit që I ngjan ish-Presidentit amerikan Donald Tramp, I cili është cak I një fluturakeje pa pilot, me mesazhin se hakmarrja është e pashmangshme për shkak të vrasjes së gjeneralit të lartë iranian gjatë sulmit amerikan me dronë – njofton agjencia e lajmeve “Rojters”.

Publikimi përmban tekstin e deklaratës së Ajatollahut, Ali Hamnei, nga Dhjetori I vitit të kaluar, ku ai kishte thënë se “Hakmarrja është e sigurtë”, duke ripërtrirë amanetin në prag të njëvjetorit të vrasjes së gjeneralit Kasem Soleimani gjatë një sulmi në Irak. ”Ata që porositën atentatin ndaj Gjeneralit Solejmani, si dhe ata që e kryen, duhet të dënohen. Kjo hakmarrje me siguri se do të ndodh në kohë të duhur – publikoi më 16 Dhjetor të vitit të kaluar Ali Hamnie, pa e përmendur Trampin, që kishte urdhëruar sulmin.

Në fillim të këtij muaji, Tuitteri kishte mënjanuar një deklaratë të Ali Hamneit, për shkak të shkeljes së rregullave për përhapjen e dezinformatave, ku thuhej se vaksinat e SHBA-së dhe Britanisë së Madhe nuk janë në sigurta dhe mund të destinohen për “kontaminimin e popujve tjerë”. /KlanMacedonia

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia