close
Bota

ALIJEV: ARMËPUSHIM PO, POR ME KËTO KUSHTE?!

31F53B2E-4BC2-468D-954E-A43BE5D1DA56

Presidenti I Azerbejxhanit Ilham Alijev ka deklaruar se do të pajtohet me armëpushimin nëse Armenia premton se do t`I tërheq trupat nga rajoni I Nagorno – Karabakut. Baku do të ishte I gatshëm të ndalojë operacionet në këtë rajon nëse plotësohet ky kusht – ka thënë Alijev.

“Kushti ynë për armëpushim është që Armenia të propozojë një agjendë të përkohshme për tërheqjen e trupave nga territoret azerbejxhanase në Nagorno-Krabak, që nuk do të ishin vetëm fjalë, por me vepra” – ka thënë Presidenti I Azerbejxhanit.

Alijev ka shtuar se Azerbejxhani pajtohet se kontesti me Armeninë patjetër të zgjidhet me dilog, por për këtë duhet të ketë një bazë.

“Kryeministri armen patjetër të konfirmojë pajtimin me marrëveshjet e mëhershme, sipas të cilave territoret e Nagorno-Karabakut pranohen si territore të okupuara të Azerbejxhanit – ka thënë Alijev.

Sipas Presidentit të Azerbejxhanit për arritjen e armëpushimit duhet kërkim falje nga Kryeministri armen I cili territoret e okupuara të Azerbejxhanit I ka quajtur armene.

Alijev ka kërkuar falje edhe nga Presidenti francez Emanuel Makron, për shkak të pohimeve se luftëtarët sirianë do të transferohen në rajon për të marrë pjesë në operacionet në Nagorno-Karabak./KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia