close
Top LajmeVendi

ALTERNATIVA: AFRIM GASHI MORI “DRITË JESHILE” PËR NEGOCIATA, VENDIMI PËRFUNDIMTAR NGA KUVENDI QENDROR

AAA

Alternativa nuk mori një vendim përfundimtar nëse do të jetë pjesë e Qeverisë.

Kryesia Qendrore ka autorizuar liderin Afrim Gashin që të negociojë me Kryeministrin actual ose me mandatarin e ri. Kur të përfundojnë negociatat, vendimi për hyrje në koalicionin Qeverisës do të miratohet nga Kuvendi Qendror.

“Alternativa si parti serioze politike që gjithmonë ka ditur të ngrihet mbi interest personale sonte bisedoi për mundësinë dhe ndihmën që të zhbllokohet situate politike në vend. Konkluzioni I përgjithshëm I Kryesisë Qendrore ishte se duhet t`I jepet shansi stabilitetit dhe vazhdimësisë që të mund vendi të shpresojë për datë anëtarësimi në BE” – ka deklaruar zëdhënësi I Alterantivës, Orhan Murtezani pas mbledhjes së KQ-së në selinë partiake në Shkup.

Kryetari Afrim Gashi është autorizuar nga Kryesia Qendrote që të komunikojë me të gjithë aktorët politik, me Kryeministrin eventualisht me mandatarin e ri për të parë konceptin e tyre për dalje nga kriza politike.

“Do ta shohim konceptin e tyre për dalje nga kriza, nëse ka vullnet për një program të përbashkët qeveritar dhe nëse partnerët actual të Qeverisë kanë vullnet të heqin dorë nga fuqia e tyre që të krijohet barazpesha në pushtet. Prej tani gjithcka varet nga bisedimet dhe se cka do të dakordohet” – ka deklaruar Murtezani.

Sic tha ai, vendimi përfundimtar për hyrje në Qeveri do të miratohet nga Kuvendi Qendror I Alternativës.

“Kuvendi Qendror I Alternativës mund të thirret kur do të kemi dicka më konkrete nga vet gatishmëria për bisedime. Se si do të përfundojnë bisedimet nuk e dijmë. Më shumë jemi të interesuar për mënyrat e daljes nga kriza” – tha Murtezani.

 

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia