close
Vendi

ALTERNATIVA: DËSHTON SISTEMI ARSIMOR NË VEND

IMG-20201008-WA0002-696×522

TË NDIQEN MODELE NGA FQINJËSIA


AlternAtivA i bën thirrje Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, si dhe përgjegjësve të tjerë të ngarkuar me çështjet arsimore, që t’i ndjekin modelet e shteteve të tjera përreth dhe të shteteve evropiane, meqë ata në mënyrë më të përshtatshme janë përcaktuar për ta zhvilluar procesin mësimor me prezencë fizike, veçanërisht në mjediset rurale, ku numri i nxënësve brenda klasës është shumë i vogël.

 

“Ministria e Arsimit dhe Shkencës, e drejtuar aktualisht nga kuadër i LSDM-së dhe paraprakisht nga kuadër i BDI-së, vazhdon me sjelljen e papërgjegjshme ndaj nxënësve. Derisa ish ministri ua përmbylli vitin e kaluar shkollor pa përmbushjen dhe marrjen e njohurive elementare arsimore, ministrja aktuale po vepron njësoj me fillimin e këtij viti shkollor – e shtyri fillimin e vitit shkollor 2020/2021 nga shtatori në tetor, por as kështu nuk e mbuloi mospërgatitjen dhe mungesën e aftësive për të filluar siç duhej një proces edukativo-arsimor”. tha Lulzim Aliu nga Alternativa

 

Prandaj AlternAtivA sot është këtu që ta pyesë ministren Carovska se pse ajo nuk e respekton vullnetin e nxënësve të prindërve dhe të arsimtarëve për mësim me prani fizike të nxënësve? Aq më shumë që edhe ajo, por edhe gjithë opinioni, tashmë e ka marrë vesh se mësimi online ka dështuar plotësisht./KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia