AlternAtivA: E mbështesim ministrin Bekim Sali dhe bëjmë thirrje për hetim të plotë të rastit “Zhan Mitrev”

Pas publikimit të emisionit “Gjaku i papastër”, të agjencisë IRL, që ka ofruar të dhëna komprometuese për punën e Spitalit Privat “Zhan Mitrev” gjatë kohës së pandemisë (në vitet 2020/2021), AlternAtivA është këtu të deklarojë publikisht se e mbështet punën e ministrit të saj të Shëndetësisë, Bekim Sali, dhe u bën thirrje të gjitha organeve kompetente që ta zbardhin këtë rast. . Bekimi është ministër nga fillimi i vitit 2022 dhe kjo është periudha për të cilën ai flet me përgjegjësi thuhet në njoftimin e Alternativës.
Sidoqoftë, Alternativa, me gjithë kapacitetin e saj kadrovik dhe politik, është në mbështetje të ministrit të saj dhe të zbulimit të së vërtetës së kësaj storjeje. Kështu, duke i dhënë përkrahje ministrit Sali, AlternAtivA i bën thirrje Prokurorisë Publike ta hetojë çdo detaj të rastit në fjalë dhe të gjithë fajtorët të vihen para organeve të drejtësisë.
Ne e kemi thënë shumë herë se puna jonë është e mbështetur mbi transparencë, përgjegjësi dhe drejtësi, andaj – të bindur se qëndrojmë fuqishëm mbi këto vlera – kërkojmë që drejtësia të veprojë dhe secili që do të dëshmohet se ka përgjegjësi, të japë llogari.
Ne, si Alternativë, premtojmë se sa i takon dikasterit të Shëndetësisë, që nga koha kur ne e drejtojmë atë përmes ministrit Bekim Sali, jemi të gatshëm të japim llogari për secilën temë që do ta shtrojë opinioni publik. Kjo vlen edhe për të gjitha institucionet e tjera me të cilat udhëheq AlternAtivA.
Në Maqedoninë e Veriut nuk guxon të ketë të paprekshëm. Nëse konstatohet faj, patjetër të ketë përgjegjësi thuhet mes tjerash në njoftimin e partisë Alternativa pjesë e së cilës është edhe vet ministri i Shëndetësisë Bekim Sali.
Lexo gjithashtu
Total
0
Share