close
Top LajmeVendi

ALTERNATIVA PARA VENDIMIT NËSE DO TË BËHET PJESË E QEVERISË

32827062d398c3bcebce44c02ac4fa3f_XL

Organet më të larta të Alternativës sot duhet ta miratojnë vendimin nëse kjo parti do të bëhet pjesë e Qeverisë dhe nëse katër deputetët e saj do t`i bashkangjiten shumicës parlamentare. Nga Alternativa kanë njoftuar se mbledhja e Këshillit Qendror është caktuar për orën 19.00 në selinë partiake në Tetovë, kurse vendimi pritet të publikohet pas përfundimit të mbledhjes.

Kësaj mbledhjeje mbase vendimtare të Këshillit Qendror të Alternativës I paraprinë tre takime të liderit të partisë, Afrim Gashit, me Kryeministrin dhe liderin e LSDM-së, Zoran Zaevin. Pas takimit të fundit, nga Qeveria njoftuan se deri në fund të javës pritet që të bëhen konsultimet e nevojshme në LSDM dhe Alternativa që të sigurohet harmonizimi I nevojshëm për mundësinë e qeverisjes së përbashkët.

Sipas Qeverisë, në takimet paraprake, në mënyrë parimore ishte dakorduar pjesa programore e bashkëounimit të mundshëm dhe ishin hapur konsultime për zgjidhje kadrovike dhe shpërndarjen e pozitave të funksionarëve.

Bisedimet për shumicë e re eventuale parlamentare dhe për hyrjen e Alternativës në Qeveri, filluan pas nismës së pasuksesshme të opozitës në Kuvend për votuar mocion e mosbesimit të Qeverisë dhe largimit të Lëvizjes Besa nga kabineti qeveritar.

Dy partitë kanë deklaruar se bisedimet për koalicion të ri qeveritar janë në interes të integrimeve evropiane dhe dalje nga kriza shëndetësore, ekonomike dhe energjetike, e jo për qëllime partiake./KlanMacedonia/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia