close
Rajoni

AMBASADORI AMERIKAN NË BEOGRAD MBËSHTET ‘BALLKANIN E HAPUR’

godfrey

Qëllimi i nismës është qarkullimi i lirë i njerëzve, mallrave, kapitalit dhe shërbimeve


Në prag të largimit nga Beogradi ambasadori amerikan Anthony Godfrey ka deklaruar se ‘Ballkani i Hapur’ është faktor kyç për Serbinë.

Ne mbështesim integrimin ekonomik rajonal, siç është Ballkani i Hapur, dhe do të jetë një kohë emocionuese përpara”, u tha serbëve Godfrey para largimit. Godfrey theksoi se qëllimi i nismës ‘Ballkani i Hapur’, është qarkullimi i lirë i njerëzve, mallrave, kapitalit dhe shërbimeve.

Ky proces sipas kryediplomatit amerikan në Beograd është vendimtar për të ardhmen europiane të Serbisë dhe të gjithë rajonit. Sipas tij është koha që potenciali ekonomik i vendeve të Ballkanit Perëndimor të fuqizohet për të forcuar të ardhmen e tyre ueropiane.

Ne mbështesim planin për një ‘Ballkan të Hapur’ gjithëpërfshirës për të siguruar qarkullimin e lirë të mallrave, njerëzve, kapitalit dhe shërbimeve”, shkruan Godfrey. Diplomati i njohur amerikan, sidomos për Ballkanin Perëndimor, Chris Hill, do të zëvendësojë Anthony Godfrey si ambasador i SHBA në Serbi ende pa e mbaruar mandatin e tij. Pasi ka qenë në Beograd si diplomat i ri, në vitin 1991 Hill si zëvendës ambasador hapi selinë diplomatike të Uashingtonit në Tiranë pas 45 vjetësh ndërprerje.

Klan News

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia