close
RajoniTop Lajme

AMBASADORI I RI PËRKUSHTIM I SHBA-ve PËR ZGJIDHJEN E PROBLEMEVE NË BALLKAN

Screenshot_3

ANALISTËT: BIDENI SYNON MARRËVESHJEN FINALE KOSOVË – SERBI


 

Në Kosovë, analistët, emërimin e ambasadorit të ri amerikan, e kanë vlerësuar si përkushtim të SHBA-ve për zgjidhjen e problemeve në Ballkan.

Ambasadori i ri i SHBA-së në Kosovë ka vazhduar sot takimet me krerë institucionesh.

Por emërimi i Jeff Hovenier si ambasador në Kosovë nga analistët po shihet si përkushtim i SHBA-së në zgjidhjen e problemeve në Ballkan.

Ehat Mistafar drejtor i Institutit të Kosovës për Drejtësi vlerëson se presidenti amerikan Joe Biden në kuadër të politikës së tij të jashtme e ka për synim arritjen e marrëveshjes finale ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

EHAT MIFTARAJ – DREJTOR EKZEKUTIV NË IKD

E para është lajm i mirë që ShBA-ja kanë emëruar për ambasadorë një person i cili ka një përvojë të gjatë në rajon dhe ka informata të dorës së parë lidhur me fillet në kohën kur është shpallur pavarësia e Kosovës.
Ka qenë aktor në bisedimet ndërmjet Kosovës dhe partnerëve tanë ndërkombëtar në Vjenë kështu që e ka një vazhdimësi të asaj se ku ka qenë Kosova dhe ku është edhe sot.

Por jo vetëm në Kosovë presidenti Biden ka emëruar ambasador që kanë shërbyer edhe më parë në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Dek02. Ehat Miftaraj – Drejtor Ekzekutiv në IKD

Ambasadori i ri amerikan përvec ka qenë i pranishëm edhe në konferencën e Rambujesë, fakt këtë të cilin e përmendi edhe gjatë homazheve që bëri dje te shtatorja e presidentit të parë të Kosovës Ibrahim Rugova.

 

/KlanMacedonia/

 

 

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia