close
Top LajmeVendi

AMBASADORI KOP: VENDIMI I BE-së DËSHPËRUES, POR JO DRAMATIK

Screenshot_6

Holanda: Jeni të gatshëm, por fjalën e ka Franca


Holanda vlerëson se Maqedonia e Veriut është e gatshme të fillojë negociatat. Francezët po flasin për rishikimin e metodave dhe procedurave, por ne nuk kemi parë ndonjë sugjerim konkret për momentin. Kur francezët të vijnë me propozime, ne do t’i shohim ato dhe do të shohim se çfarë mendojmë për to, tha ambasadori holandez, Dirk Jan Kop në intervistën e së dieles për REL.

Ambasodori holandez, Dirk Jan Kop, thotë se vendi duhet të vazhdojë me reforma sepse fillimi i negociatave nuk është datë e largët. Holanda nuk është shteti i vetëm i cili vendos, varet edhe nga shtetet tjera anëtare, thotë Dirk Jan Kop dhe shton se samiti i Brukselit nuk duhet të dramatizohet.

“Ajo çka ndodhi në samitin e fundit të BE-së ishte zhgënjyese, por edhe dramatike. Ajo çka duhet të ndodhë është të vazhdojmë. Pozicioni im dhe i Holandës nuk ka ndryshuar, ne ishim për fillimin e bisedimeve dhe ende jemi. Synimi jonë, qëllimet, projektet dhe proceset do të ngelin të njëjta, dhe ajo është që vendi të afrohet më afër me BE-në dhe në një moment të caktuar të anëtarësohet në BE.”  –shprehet Dirk Jan Kop, Ambasador i Holandës.

Për alternativën që flitet, BE-ja të krijojë një zonë ekonomike për shtetet e Ballkanit Perëndimor, ambasadori Kop thotë se nuk qëndron si ide konkrete, por ky proces në BE tanimë zhvillohet dhe ka të bëj me përgaditje të Be-së si procesi i Berlinit CEFTA i cili i inkuadron edhe shtetet jo anëtare të aleancës në tregti. Kop nuk e sheh këtë si alternativë por si parapërgaditje të BE-së.

“Idea për Zonën Ekonomike të Europës, rrodhi si iniciativë e Europës në Bruksel për stabilitet dhe nuk është program zyrtar nëpër kryeqytetet europiane, bëhet fjalë për procesin CEFTA që është marrëveshje për tregti të lirë, në të cilën anëtare janë edhe shtetet e Ballkanit. Por ky proces zhvillohet jo si alternative, por si një parapërgatitje për BE.” -deklaroi  Dirk Jan Kop, Ambasador i Holandës.

Ambasadori holandez, Kop thotë se jo-ja nga Brukseli nuk kishte të bëntë me mosmiratimin e ligjit për prokurori. Ai pret që Franca të dale me program konkret sepse mendon se Maqedonia e Veriut është e gatshme ti fillojë bisedimet për anëtarsim në BE, për të cilin thotë se është një proces i gjatë që e pret vendin, por që Holanda në samitin e radhës do të dalë me qëndrim pozitiv. /Teuta Zekiri/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia